Ky “Robinson Cruso” i kohëve moderne, australiani i quajtur David Glasheen, është zhvendosur në ishullin e “Restauration”, pranë brigjeve të Kuinslendit, që prej vitit 1993.
Një ish-biznesmen nga Sidnei, Glasheen zgjodhi këtë stil të vemtuar jetese pasi humbi pothuajse dhjetë milionë dollarë në bursë në vitin 1987.
Pasi shkoi disa herë pranë vetvrasjes, atëherë 40-vjeçari kuptoi se kishte dëshirë të shkëputej nga njerëzimi dhe të jetonte vetëm për disa kohë.
Megjithatë, jetesa në ishullin e braktisur shumë shpejt u shndërrua në një ëndërr të bërë realitet për të, ndërsa të vetmit që i bëjnë shoqëri janë qeni i tij besnik dhe disa manikinë që zëvendësojnë njerëzit.
Por, 20 vjet më vonë, autoritetet kanë nisur një proces ndaj tij, lidhur me disa klauzola nëpërmjet të cilave ai fitoi të drejtën të zhvendosej në ishull.
Ish-biznesmeni, i cili ushqehet me arra kokosi dhe peshq të kapur vetë, mori me një qera të papërfillshme ishullin, me kusht që të zhvillonte në të kapacitete turistike, por e vetmja ndërtesë turistike është kasollja e improvizuar në të cilën ai jeton.
Nëpërmjet pranimit të vizitave në ishull dhe publikimit të fotografive të jetës së tij të qetë e paqësore, Glasheen bëri një thirrje publike ndaj autoriteteve që ta lënë të jetojë edhe për pjesën e mbetur të jetës në vendin e ëndrrave të tij.
No comments:
Post a Comment