Labels

Monday, August 27, 2012

Vlorë, arrestohet grupi i grabitësve

Policia e Vlorës arrestoi një grup të rrezikshëm grabitësish që drejtohej nga dy vëllezërit e ish-krahut të djathtë të Zani Caushit. 

Leonard Idrizi, anëtar i bandës së Çoles është vrarë gjatë luftës mes bandave, vëllai i tij më i vogel Fatbardhi i mori emrin. Policia arrestoi katër persona anëtarë te ketij grupi dhe jane ne kerkim tre te tjere tashme te identifikuar.

Drejtuesit e ketij grupi, vellezerit Joni dhe Leonard Idrizi jane me banim ne Durres dhe persona me precedente penale ne Greqi per grabitje me arme, por qe nuk njiheshin nga policia shqiptare. Banda grabiste kazinote, lojrat e fatit dhe pikat e karburantit.

Ne nje rast gjate nje tentative grabitje ata kane qelluar me arme edhe policine. Por gjate largimit, nje prej drejtuesve te bandes ka hequr masken dhe kapelen ndersa ndodhej para nje kamere te nje subjekti privat dhe aty eshte zbuluar identiteti i tij. Dy nga anetaret e bandes u kapen te fshehur ne nje banese, ndersa dy te tjere jane ndjekur dhe kapur ndersa tentonin te kalonin kufirin me Greqine.








No comments:

Post a Comment