Imazhet e mrekullueshme tregojnë peisazhe të larmishme dhe spektakolare, me një mal 4 500 metra të lartë në sfond.
Aktualisht, roboti “Couriosity” është duke dërguar çdo ditë imazhe dhe të dhëna të ndryshme shkencore nga planeti më i ngjashëm me Tokën brenda sistemit tonë diellor.
Megjithatë, do të duhet kohë që i gjithë planeti të eksplorohet, pasi roboti është në gjendje që të lëvizë vetëm disa qindra metra në ditë.
Misioni i NASA-s pritet të zgjasë dy vjet.
Aktualisht, po punohet për të realizuar zbarkimin e njeriut të parë në Mars, diçka që NASA programon të bëjë rreth vitit 2020.
Megjithatë, të dhëna nga Agjensia Hapsinore Ruse tregojnë se rusët mund të jenë më të përparuar në këtë objektiv.
No comments:
Post a Comment