Labels

Sunday, August 26, 2012

Pacino, Pesci e De Niro me origjinë shqiptare?

Legjendat hollivudiane, Al Pacino, Joe Pesci dhe Robert De Niro janë me origjinë shqiptare – kështu pohon faqja e përgjigjeve, ‘wiki.answers.com’.
Në shpjegim thuhet se qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në periudhën 1571 – 1912 duke ikur nga okupimi otoman, ndërsa Pacino ka prejardhje nga Kruja.
Më tej theksohet se Qeveria italiane i ka asimiluar shqiptarët që jetonin në Italinë Jugore, në rajonet e Kalabrisë, Pulisë, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit gjatë viteve 1621-1913, në mënyrë që të krijonte një Itali unike, ashtu që ua ka ndërruar edhe emrat që t’i përshtateshin skemës së identitetit italian.
Joe Pesci
Sipas wiki.answers, aktorë tjerë të famshëm që kanë origjinë shqiptare janë edhe Robert De Niro dhe Joe Pesci.

No comments:

Post a Comment