Labels

Monday, August 27, 2012

Monica Belluçi: Nuk dua të kthehem 20 vjeç


Romë, 27 gusht 2012- TaKeTuKe Monica Belluçi tashmë 40 vjeç ndihet më e sigurt në vete dhe në një intervistë për revistën “MySelf”, tregon se nuk e shqetësojnë aspak rrudhat të paktën për momentin dhe se nuk ka në plan të bëj ndërhyrje.

“Perfeksioni nuk ekziston por edhe nëse do ekzistonte do e cilësoja të mërzitshëm. Një trup i dobët është i bukur, po kush tha që një trup më i mbushur dhe me gjoks më të madh nuk është? Është besimi në vete që të tregon të bukur ose jo. Ngela shtatzënë 39 vjeç dhe isha e lumtur me ndryshimin, pasi u mërzita me të njëjtin trup gjithë jetën, e adhurova shtatzëninë”, shprehet Belluçi, citon  TaKeTuKe.CoM

Nënë e dy vajzave, Deva 8 vjeç dhe Leonie 2 vjeç, deklaron se nuk rri dot pa to, ndërsa shton se disa nëna janë çmendurisht budallaqe që i lënë pas dore fëmijë te tyre.

E pyetur nëse do donte të kthehej 20 vjeç deklaron me bindje jo, pasi e ndien veten më të lumtur tani.

No comments:

Post a Comment