Labels

Wednesday, August 29, 2012

Durrës, Bllokohen 720 kg marijuanë



Durrës, sekuestrohen 720 kg marijuanë
Policia e Durrësit ka sekuestruar 720 kg marijuanë. 

Lënda narkotike u gjet në kamionin me targë AA623EP. Drejtuesi i mjetit është ndaluar.

Lënda narkotike ishte ndarë në 36 çanta nga 20 kg secila.

Kamioni me drogë u ndalua në terminal ndërsa po imbarkonte në traget.

Sekuestrohen 93 kg marijuanë në Gjirokastër

Ndërsa në Gjirokastër janë sekuestruar 93 kg marijuana dhe është arrestuar një prej transportuesve.

Lënda narkotike u sekuestrua në pyllin me pisha pranë Nepravishtës dhe po transportohej nga 4 persona. Tre prej tyre arritën të largoheshin.

Mendohet se personat po e kalonin marijuanën drejt kufirit grek.

Policia arrestoi për drogën Hajri Buçin, 28 vjeç, nga Durrësi.

No comments:

Post a Comment