Jennifer Lopez ndohet në Rio De Zhaneiro të Brazilit për turin e saj Dance Again, por jeta për këngëtaren nuk është vetëm punë.
42-vjeçarja përfitoi nga qëndrimi në Rio për të bërë pak plazh së bashku me binjakët e saj 4-vjeçarë, me të dashurin Casper Smart dhe me nënën Guadalupe.
Jennifer Lopez ishte shumë e buzëqeshur gjatë gjithë kohës me të afërmit, por jo gjithçka ka shkuar mirë për të gjatë turit në Amerikën e Jugut.
Të enjten e kaluar këngëtares iu vodhën sende personale në një klinikë ku po kurohej për dhembje në shpinë. Lopezit iu vodhën kompjutera, aparat fotografik dhe disa dokumenta.