Chris Brown i ka shtuar trupit të tij të mbushur me tatuazhe edhe një tjetër shumë të frikshëm.
Këngëtari ka vizatuar në qafë një kryetar fisi indian që po shndërrohet në një ujk.
Mbase kjo është një mënyrë për të frikësuar kundërshtarët e tij e sidomos reperin kanadez Drake pas sherrit që dy këngëtarët patën në një klub nate të Nju Jorkut më 14 qershor.
Në këngën e tij të fundit, Brown sulmon Drake edhe pse në tekst kanadezi nuk përmendet asnjëherë me emër.
Mendohet se shkak i grindjes ku u hodhën edhe shishe ishte Rihanna, ish e dashura e Chris Brown.
No comments:
Post a Comment