Labels

Tuesday, July 3, 2012

Vazhdojnë thashethemet për Kunis e Kutcher


Ashton Kutcher dhe Mila Kunis


Yjet e serialit humoristik, “That ‘70s Show”, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, janë parë sërish së bashku.
Që nga muaji prill po spekulohet për një lidhje romantike mes aktorëve, ndërsa Us Weekly raporton se ata janë parë duke u përkëdhelur në Los Angeles.
Një burim ka thënë se yjet kanë dhënë shenja të dy të dashuruarve gjatë një dreke që kanë ngrënë së bashku.
Megjithatë, një mik i Kutcher ka deklaruar se ata nuk janë në lidhje, porse po shoqërohen që ndoshta në të ardhmen të ndërtojnë një lidhje.
Ashton Kutcher në nëntor të vitit 2011 u nda nga Demi Moore, me të cilën kaluan gjashtë vite martesë.

No comments:

Post a Comment