Labels

Friday, June 1, 2012

Vrau shqiptarin, dekorohet polici italian


Për 9 vjet rresht emri i tij lakohej si vrasësi i 19 vjeçarit shqiptar Julian Alikaj. Agjenti i forcave të policisë Rrugore në Seriate të Italisë, Agatino Russo, qëlloi dhe vrau të riun shqiptar i cili ishte duke u arratisur me një makinë të vjedhur nëpër fusha si një shteg për tu arratisur.
Ngjarja daton më 2 dhjetor të vitit 1997, ku polici Russo u gjykua për vrasje pesë herë rresht.
“Arma u shkrep aksidentalisht sepse u pengova dhe rashë”, ka thënë gjatë gjithë kohës polici, raporton noa.al, por për Gjykatën e Bergamos vdekja e shqiptarit ishte vrasje e qëllimshme.
Polici kaloi 9 vjet në burg dhe më pas u lirua, por emri i tij së fundmi shihet në letra të ndryshme, ai vlerësohet bashkë me 13 policë të tjerë për merita të veçanta.
Ndërsa motivacioni ndaj tij ishte se për kontributin e dhënë kundër trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Nga ana e drejtuesve të policisë thuhet se vlerësimi dhe medalja ndaj tij është tjetër çështje, pasi ai i ka mbyllur hesapet me drejtësinë për vrasjen e shqiptarit Julian Aliakaj.
Por familja e shqiptarit të vrarë tashmë i është drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Në muajin mars të vitit 2011 kjo gjykatë e detyroi shtetin italian që ti paguajë motrës dhe prindërve të shqiptarit 155 mijë euro.
Kjo gjykatë arriti në përfundimin se hetimet për vrasjen e Julianit ishin kushtëzuar nga policia.
Tashmë shteti ka paguar ndaj familjes 155 mija euro, ndërsa u kërkua rishikimi i vendimit të Gjykatës Europiane por kjo kërkesë u hodh poshtë, ndërsa Ministria e Drejtësisë duhet të paguajë 15 mijë euro për zgjatjen e procesit të gjykimit, shumë kjo e papaguar ende.
Gjithashtu Ministria e Brendshme u dënua me 670 mijë euro gjobë.
Sakaq avokati i familjes Alikaj bën me dije se çështja është në gjykim në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, nën argumentin se një vrasës nuk mund të dekorohet.

No comments:

Post a Comment